www.ogaealbania.com


NTERVIEW WITH THE WINNER OF ALBANIAN SONG
CONTEST, KEJSI TOLA
The 47th edition of Festivali I Këngës në RTSH
closed this Sunday. The winning song, “Më merr në
Ëndërr” by Kejsi Tola, who will be representing
Albania in the Eurovision Song Contest next year in
Moscow.
One day after her victory, 16-year-old Kejsi Tola, a
third year student of Canto in the Arts Lyceum, gave
an interview to the newspaper “Shekulli”.
Kejsi, you are now the winner of the 47th edition of
Festivali i Këngës. How did you get here?
I started singing when I was 10 years old. The first
contest I competed in was the “Voices of the
Youths” contest for children, where my vocals were
really praised. That’s where I won first place.
Afterwards, I took part in the “Tirana Festival”, in
which I won second place.One year later I returned
to the “Tirana Festival” and this time won first
place, and in the same year in the “Festival of
Children” in Shkodër I won first place again. Soon
after, I took part in the first edition of “The Little
Genius” and continued towards “Friday Night Fever”
(Albania’s edition of Idol) and won first place in this
also. In spring this year, I took place in “Top Fest”
and that’s how I arrived at my debut in Festival-
What is the song about?
It’s a love song. “Më Merr Në Ëndërr” is about the
longing between two people that are in love, and
can’t be close to each other, so they meet in their
dreams.
You are very young and I guess you haven't had a
big love story yet. What are the feelings you gave
during the performance?
I've have not used my feelings as the song have
nothing to do with myself. No personal emotions,
just an artistic performance
How did you come to collaborate with two authors
whose work has already seen the Eurovision stage?
It wasn’t my decision. It was them that asked for
me, Edmond Zhulali to be more specific. His
daughter and I are friends from school, and she
was the one who got me in touch with her father.
Which songs do you think were amongst the
strongest competitors in the festival?
I couldn’t say, but the songs that I liked the most
were those of Luiz Ejlli & Juliana Pasha, Adelina
Thaçi and Marjeta Billo.
If you were in the jury, to which artist would you
have been awarding the first prize?
I don't know. Can't say to whom. That's why I've said
I liked the 3 songs I mentioned last. Can't say that I
like one better than the other.
How do you explain the fact that Festivali I Këngës
has become a sort of gateway for young artists?
I’m not sure. I believe that it’s just chance,
especially for me. It’s not as if this happened on
purpose. Basically, these recent young winners
have had beautiful songs and sung them well, and
they’ve been loved by the jury and the public, that’s
why they’ve won. It’s an outstanding title to win for
young singers, and is a great beginning to their
musical careers.
For you, it doesn’t just end there, because you get to
represent Albania in Eurovision.
It’s a huge responsibility for me, and I know I need
to do a lot of work before I take off for
Moscow.
There are four months to go until that time, is this
enough time?
Yes, I believe it is.
Which language will “Më Merr Në Ëndërr” be sung
in?
In English. The text hasn’t been translated yet but I
can reveal that it has been decided that it will be
sung in English.
How long have you been working with this song?
We began work on the song in September. This last
month we’ve been working the most however, and
in the last week leading up to the contest every day.
Will we be seeing you alone in Moscow, or some
sort of performance?
Of course I’d like to have some sort of performance,
because my song is a rhythmic one and one that is
strong all around. I think it would be nice to have
something besides just me on the stage; it would be
a great plus. A performance will help especially as
people think that I’m shy by nature, but I don’t know,
that’s just how I am.
On the stage it’s said that you didn’t move at all.
Was this due to your nerves or because of the cold?
It’s true, but that was mostly because of my
emotions and the responsibility of performing in
such a large spectacle. It was the final night after all.
You’ve just come out of the recording studio, what
were you working with?
I’ve just been working on my winning song. We’re
modifying some parts for a radio version, which will
be released in the upcoming days. Besides this, the
song needs to be worked on for Eurovision and it
needs to be done now. It must be shortened, as it is
over four minutes long and Eurovision requires it to
be no more than three. Also, I need to learn to sing
the song in its new style when it is complete.
Does it feel like being an “Idol” winner is more than
just a prize?
I think that “Idol” has had some great talents.
Anjeza and Luiz are great singers and with good
songs there was no way for them not to win
Festivali I Këngës. This is how I believe it was for me
too, my song and all of its components have been
combined very nicely.
The festival seem to be the event that "wakes up"
the Albanian artists, while during the year we don't
get many new songs launched.
I cannot tell, as I've never had a CD out in the
market. Have only performed in "Ethe" and the
festival, so I cannot tell what is better, the music
market or the festival. But I thin that the music
market is good as well. Anyway, it is a good idea to
be seen in the festival too and not to get away from
the audience for a long time. You can always stay
away until the festival takes place because of the
time distance and I think in between you might need
to launch a song that is not intended for the
festival.
The audience has seen you interpret various
musical genres. Which one do you feel most
comfortable in?
I think that pop music is the genre that suits me
best. Besides that I can also sing rock and many
other genres, but I find myself coming back to pop.
In reality you are being trained as Opera singer. Do
you think that singing will be your career?
I study Canto, in fact classical music, and I’m in a
great dilemma as to what to do; should I continue
studying classical music or pop? But what I can say
is that I will always remain with music, I couldn’t
imagine my life without it.
Are you planning on an album anytime soon?
To be honest I’m not. I’ve had an album promised to
me from Top-Channel but I don’t know when it will
be realized. If I’m given the opportunity to record an
album at the moment I believe that I’ll wait some
time, because I don’t want my songs to be recorded
in a hurry, but would rather wait and make an album
of songs from various festivals I’ve been competing
in. Besides, I’m still young, and I know I will have
plenty of time for albums in the future.
After you finish school do you plan on studying
abroad or will you remain in Albania?
That I’m not sure of, it’s my main dilemma. I guess it
depends on what I will decide to follow, classical
music or pop. I would love to study abroad, but at
the same time I don’t want to leave Albania. I don’t
know, really.
Source: shekulli.com.al
Translation:Liridon Mustafa
The festival has chosen the winner. The ticket for
Moscow 2009 has been for Kejsi Tola and the
songwriters Edmond Zhulali & Agim Doci. Song in
English.
With this combination Albania is almost ready for
Eurovision again as the first country to have chosen
a song and an artist already.
One of the songwriters Mr. Edmond Zhulali, said
that the song was wrote for Eurovision and that he
followed the reactions of the fans on the Internet
and that he was satisfied.
He added that the song will be translated in English
but that right now the song will have to reach the
standards of Eurovision (the max of 3 min length).
Kejsi Tola made her first public appearance since
her victory on TVSH show 7x7 . She said that she is
very happy for her victory and that it is very
important to be a part of Eurovision, no matter how
many points she will receive in the end.
For more news,
please scroll down
on this page.
Për më tepër
lajme, ju lutem
shkoni më poshtë
në këtë faqe
Member of OGAE Network

INTERVISTA ME FITUESEN E FESTIVALIT TE KENGES
KEJSI TOLA.
Festivali i Këngës në RTSH mbylli të dielën edicionin
e 47-të. Kënga Fituese “Më merr në ëndërr” e
interpretuar nga Kejsi Tola, do të pëfaqësojë
Shqipërinë në konkursin e këngës evropiane që
këtë vit mbahet në Moskë.
Një ditë pas marrjese së trofeut, 16-vjeçarja Kejsi
Tola, nxënëse e kantos në Liceun Artistik, viti i tretë,
dha një intervistë për “Shekullin”.
Kejsi, çfarë rruge ke përshkuar për të mbërritur
deri këtu, fituese edicionit të 47-tëFestivalit në
RTSH?
Unë kam filluar të këndoj kur isha 10 vjeç. Kam
marrë pjesë në festivalin e Zërave të Rinj për fëmijë,
që ka qenë për interpretuesit dhe më shumë
vlerësohej vokali. Aty kam fituar çmimin e parë.
Pastaj kam marrë pjesë në festivalin e Tiranës, ku
kam fituar çmimin e dytë.
Një vit më vonë, po në këtë festival jam vlerësuar
me çmim të parë dhe po në të njëjtin vit në festivalin
e fëmijëve në Shkodër kam marrë çmimin e parë.
Më pas mora pjesë në edicionin e parë të Gjeniut të
Vogël dhe në vijim tek “Ethet e së premtes”. Në
pranverë mora pjesë me këngën time në Top Fest
për të ardhur tek debutimi në festival.
Për çfarë flet kënga fituese?
Është një këngë dashurie. “Më merr në ëndërr”
është malli mes dy njerëzve që dashurohen dhe
duke qenë se nuk takohen dot me njëri-tjetrin të
paktën të takohen në ëndrërr.
Ti je tepër e re dhe besoj nuk ke përjetuar ndonjë
histori të madhe dashurie. Çfarë emocioni ke dhenë
nga vetja gjatë interpretimit?
Nuk kam dhënë asgjë nga vetja ime. Kënga nuk ka
lidhje me mua. Nuk ka asnjë emocion personal,
vetëm thjesht interpretim muzikor.
Nga erdhi bashkëpunimi me dy autorë që e kanë
prekur një herë skenën e Eurosong-ut?
Nuk ka qene zgjedhja ime. Ishin ata që më kërkuan
mua, profesor Edmond Zhulali, më saktë. Unë me
vajzën e tij jemi në një shkollë edhe ajo ka qenë
ndërmjetësja që ka bërë si të thuash lidhjet me
profesor Mondin.
Cilët t’u dukën konkurrentët
më të fortë në festival?
Nuk mund të them konkurrentë, por këngët që më
pëlqyen ishin dueti Luiz Ejlli- Juliana Pasha, kënga e
Adelina Thaçit dhe kënga e Marjeta Billos.
Nëse do të ishe në juri kujt do t’ja jepje çmimin e
parë?
Nuk e di. Nuk mund të them se kujt. Prandaj thashë
që më pëlqyen këto tri këngë. Nuk është se më
pëlqeu vetëm njëra në veçanti.
Si e shpjegon faktin që festivali i fundvitit është
shndërruar në një trampolinë për artistët e rinj?
Nuk e di. Mendoj se është rastësi, të paktën për
mua. Nuk është se bëhet me qëllim kjo gjë. Thjesht
kanë qenë këngët të bukura, janë kënduar nga
këngëtarë të mirë, janë pëlqyer nga juria dhe
publiku edhe prandaj kanë fituar.
Kjo është një gjë shumë e mirë, të paktën për ne që
jemi të rinj sepse është një lançim
shumë i mirë.
Për ty nuk është vetëm kaq, do të përfaqësosh
vendin tënd në Festivalin Evropian.
Është një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe
më duhet të punoj shumë përpara se të nisem në
Moskë
Mbeten edhe katër muaj deri atëherë. Është kohë e
mjaftueshme?
Besoj se po.
Në cilën gjuhë do të këndohet atje “Më merr në
ëndërr”?
Në anglisht. Teksti ende nuk është shkruar por
është vendosur që kënga do të jetë në anglisht.
Sa kohë ke punuar me këtë këngë?
Kënga ka filluar të punohet që në shtator. Këtë
muajin e fundit kam punuar më shumë. Ndësa javën
e fundit, pothuajse ditë për ditë.
Ti do të shkosh në Moskë vetëm me zërin tënd apo
do të kesh edhe performancë?
Normalisht që dëshiroj të kem një performancë,
sepse kënga që unë kam është një këngë me ritëm
dhe goxha e fortë. Mendoj se do të ishte mirë që të
kishte edhe diçka tjetër veç meje në skenëPo, besoj
se do ishte një plus më tepër. Pavarësisht se
njerëzit mendojnë se unë jam e urtë si natyrë, por
nuk e di, ashtu e kam ndier ashtu e kam bërë.
Në skenë ke qëndruar pothuajse pa lëvizur. Kjo për
shkak të emocioneve apo prej të ftohtit?
Më shumë prej emocioneve dhe përgjegjësisë.
Sepse ishte nata finale
Ti sapo dole nga studioja e regjistrimit. Për çfarë po
punon?
Po punoj me këngën e festivalit. Po rregulloj pjesë
që më vonë kënga të transmetohet në radio. Këto
ditë duhet të fillojë transmetimi në radio. Veç kësaj,
kënga duhet punuar edhe për në Eurovizion dhe
duhet bërë që tani. Kënga duhet shkurtuar. Është
katër minuta dhe në Eurovizion duhet që të jetë 3
minuta. Unë duhet që të mësohem me mënyrën e re
të këngës.
Duket sikur fitorja në “Ethe” është më shumë se një
çmim?
Mendoj se “Ethet” kanë nxjerrë talente të mira. Si
Anjeza edhe Luisi janë këngëtarëshumë të mirë
edhe duke ju bashkangjitur edhe një këngë e mirë,
absolutisht nuk kishte si të mos fitonin. Kështu që
mendoj se ka qenë edhe me mua, kënga dhe të
gjithë komponentët e saj kanë krijuar një lidhje, një
ndërthurje shumë të mirë.
Festivali i fundvitit është një ngjarje që i zgjon nga
gjumi këngëtarët shqiptarë, ndërsa gjatë vitit
shohim shumë pak publikime.
Unë nuk e kam provuar ndonjëherë tregun muzikor
që të them. Kam qene vetëm në “Ethe” dhe në
festival dhe nuk mund të them nëse është më mirë
tregu apo festivali. Mendoj se edhe tregu muzikor
është i mirë. Megjithatë mirë është që të mos
humbasësh edhe nga skena e festivalit, dhe të mos
largohesh për një kohë shumë të gjatë nga publiku.
Dmth të rrish larg tij deri sa të vijë festivali. Sepse
festivalet kanë distancë nga njëri-tjetri kështu që
mendoj se duhet edhe ndonjë këngë e tipit, jo për
festival.
Publiku të ka parë të interpretosh në zhanre të
ndryshme muzikore. Ti ku ndjehesh më mirë?
Mendoj se muzika pop është ajo që më përshtatet
më tepër. Pastaj unë mund të këndoj edhe rrok apo
diçka tjetër. Po ngelem te pop-i.
Aktualisht studion për kanto. Mendon se të
kënduarit do të jetë profesioni i jetës tënde?
Unë studioj për kanto, në fakt muzikë klasike
operistike edhe jam në dilemë pak të madhe se
çfarë do të bëj. Të vazhdoj të këndoj muzikë klasike
apo muzikën e lehtë. Por mund të them që
gjithmonë do të ngelem te muzika. Asnjëherë nuk
do të ndahem nga ajo.
Mendon që të realizosh album së shpejti?
Jo. Mua më është premtuar një album nga Top-
channel por nuk e di sa do të realizohet. Në qoftë se
do të më jepej mundësia për të bërë një album
besoj se do të prisja disa kohë, sepse do doja që
këngët të mos bëheshin shpejt por që të
mblidheshin disa këngë festivalesh. Pastaj, jam e
vogël, kam kohë për të bërë album. Për momentin
nuk është synimi im albumi.
Pas përfundimit të shkollës mendon të studiosh
jashtë apo të rrish në Shqipëri?
Nuk e di. Kjo është e vetmja dilemë që kam. Varet
kë do të vendos të ndjek, muzikën klasike apo atë të
lehtë. Do të doja të ikja dhe andej, po nga njëra anë
më vjen keq të lë Shqipërinë.
Nuk e di.
Burimi: shekulli.com.al
Festivali e ka zgjedhur fituesin. Bileta per ne Moske
2009 i eshte dhene Kejsi Tola dhe shkrimtareve te
kenges Z. Edmond Zhulali & Z.Agim Doci. Kenga ne
Anglisht.
Me kete kombinim Shqiperia eshte pak a shume
gati per Eurosong por edhe nje here si vendi i pare i
cili e ka zgjedhur artistin dhe kengen.
Nje nga autoret e kenges Z. Edmond Zhulali tha se
kjo kenge eshte e shkruar per Eurosong dhe se
ndoqi reagimet e fanseve ne internet nga te silat ai
ishte i kenaqur .
Ai tha se perkthimi i kenges do te behet. Tani
kryesorja eshte qe kenga te arrije standartet e
Eurosong (maks. i gjatesise 3 min).
Kejsi Tola ishte ishte e ftuar programin 7x7 i cili
ishte edhe e para shfaqje publike pas fitores se
festivalit. Ajo that se ishte e lumtur per fitoren dhe
se eshte shume e rendesishme qe te marresh
pjese ne Eurosong, nuk ka rendesi sesi eshte
rezultati perfundimtar.