Me Ty - Klodjan Kacani për OGAE Second Chance 2014

Shqipëria për herë të parë në konkursin OGAE Second Chance (OGAE Shansi i Dytë)

Klubi Shqiptar i Fansave të Eurovizionit OGAE Albania, do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin muzikor të klubeve Europiane "OGAE Second Chance" me këngën "Me ty" kënduar nga Klodjan Kacani në Festivalin e 52'të të Këngës në RTVSH, ku edhe fitoi cmimin e dytë. 

Ky konkurs i cili zhvillohet nga klubet amatore të Eurovizionit që prej vitit 1987, është fituar 13 herë nga këngët përfaqësuese nga Suedia. Megjithëse klubi Shqiptar merr pjesë për herë të parë, në vitin 1997 ishte këngëtarja me origjinë Shqiptare Ana Oxa e cila me këngën "Storie" arriti ti sigurojë klubit Italian fitoren e parë dhe të vetme në këtë konkurs.Kënga "Me Ty" me muzikë nga kompozitori mjaft i suksesshëm Shqiptar Klodian Qafoku, tekst të poetit, Florian Zyka dhe zërin e tenorit të Teatrit të Operas Klodjan Kacani do të përcjellë për për herën e parë gjuhën Shqipe në këtë konkurs. Kësaj here marrin pjesë 20 vende.

Së shpejti do t'ju slellim një intervistë me këngëtarin Klodjan Kacani.